Luta: ‘LVV le ta harrojë se e bluan LDK’në’!

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur lidhur me deklaratën e tij të mëhershme i cili pati thënë se LVV duhet ta harrojë nëse ka për qëllim bluarjen e  LDK’së nga brenda.

“Bluarja domethënë kur nuk trajtohesh në peshën politie që e ke, dhe fillon me shkaktu pakënaqësi tek strukturat e tuaja. Mënyrën se si e bën dhe si e plason qeverisjen, shkakton gërryerje politike. Mesazhi im ka qenë që duhet ta harrojnë qëllimin e PDK’së për bluarjen e LDK’së nga brenda”, ka thënë Haziri në emisionin Rubikon të KTV’së, transmeton Mediafokus.info.

Ai ka shfaqur shpresën se marrëveshja e koalicionit me Vetëvendosjen të bëhet së shpejti./MediaFokus/