Rëndohet dhembja në familjen Alushani, vdes edhe djali i madh

Në familjen Alushani ka vazhduar të rëndohet dhembja. Brenda një jave ndahen nga jeta tre persona të dashur të kësaj familje dëshmorësh.

Një javë më parë, u ndanë nga jeta nëna dhe vëllau i dëshmorit të kombit, Ymer Alushani.

Kurse sot, dhembja e ka goditur përsëri familjen Alushani. Kryesia e fshtatit, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka ndërruar jetë edhe vëllai i madh i dëshmorit, Rama.

“Sot më datë 9.01.2020 u nda nga jeta vëllau i madh i heroit të kombit Ymer Alushanit, Ramë Muharrem Alushani.

Ju kujtojmë se sot një javë, më 2 janar u varrosën Miradija dhe Luani”, thuhet mes tjerash në këtë njoftim./Mediafokus/