COVID-19: Mos pini paracetamol para se të vaksinoheni

Ekspertët mjekësorë u bëjnë thirrje njerëzve që të mos marrin paracetamol para se të vaksinohen.

Disa thonë se u është këshilluar të marrin ilaçin kundër dhimbjeve më parë, për të ndaluar efektet anësore.

Por ka disa prova që paracetamoli mund të zvogëlojë efektivitetin e vaksinës, duke dobësuar prodhimin e antitrupave. Studiuesit thonë se efektet negative janë shumë të vogla dhe vaksina mbetet efektive.

Por autoritetet kantonale në Gjenevë dhe Vaud thonë se qetësuesit e dhimbjeve duhet të merren vetëm nëse vuani nga simptomat – jo në pritje të simptomave, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Farmacistët e Cyrihut thonë se po shesin rreth 15% më shumë paracetamol se normalisht.

Ndërkaq, mjekët në Kosovë këshillojnë paracetamol dhe ujë, pas vaksinimit, nëse ndjeni kokëdhembje.