COVID-19: Një i vdekur, 15 raste rezultojnë pozitivë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, brenda 24 orëve të fundit, një person ka vdekur me COVID-19, derisa pozitivë kanë rezultuar 15 raste.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.927 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 324.107 doza të vaksinës.

Deri më sot 93.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.144 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.549.

Në total numri i rasteve aktive është 107.