Rindërtimi i Gjermanisë pas përmbytjes së madhe do të kushtojë miliarda euro

Kostoja e rindërtimit të Gjermanisë perëndimore, pas dëmeve që pësoi nga përmbytja e madhe, do të kushtojë miliarda euro, njoftoi sot ministri i Brendshëm, Horst Seehofer, gjatë një vizite në rajon.

“Kjo është një situatë e jashtëzakonshme që ne mund ta kapërcejmë vetëm me një punë të palodhur këtu dhe me një përpjekje të madhe kombëtare”, tha Seehofer, në qytetin e Bad Neuenahr-Ahrweiler, raporton Dpa.

Numri i viktimave të konfirmuara në Ahrweiler ka arritur në 117 dhe të paktën 749 të tjerë janë të lënduar.

“Shumë të tjerë mungojnë, megjithëse nuk dihet, sepse komunikimet në rajon janë ende të dobëta”, shtoi ai.

Përmbytjet e javës së kaluar goditën gjithashtu pjesë të shtetit fqinj, Nordrhein Westfalen, duke vrarë 46 persona.