COVID-19 ‘ripushton’ Kosovën, 11 pacientë në gjendje të rëndë

Shifra të frikshme të rritjes së rasteve me Covid-19 janë regjistruar këto ditë në Kosovë, të cilat vijnë pas një periudhe stabile dhe kur po lëvizej drejt rastit zero.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 325 pacientë.

Sipas SHSKUK’së, 256 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19. 11 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore. 242 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i SHSKUK’së:

15 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

325 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 256 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 242 me oksigjeno-terapi, 11 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK, 132 pacientë të shtrirë, 92 prej tyre Covid-19 pozitivë, 109 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive 86 pacientë, Klinika e Pulmologjisë – 39, Klinika e Pediatrisë – 1, Klinika e Gjinekologjisë – 6 paciente.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 193 pacientë, 164 prej tyre Covid-19 pozitivë, 133 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit – 35 pacientë, Spitali i Gjakovës 59, Spitali i Pejës 33, Spitali i Gjilanit 36, Spitali i Mitrovicës 7, Spitali i Vushtrrisë 5, Spitali i Ferizajt – 18 pacientë.