COVID: 6 të vdekur, mes tyre dhe një 56-vjeçar nga Gjilani

Në Kosovë në 24 orët e fundit janë raportuar 6 të vdekur me COVID-19, mes të cilëve edhe një 56-vjeçar nga Gjilani, shkruan Mediafokus.info.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 2.813 mostra dhe 587 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2: Dragash (62 vjeç), Gjilan (56 vjeç), Prishtinë (66 vjeç), Skenderaj (66 vjeç), Suharekë (70 vjeç), Viti (65 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 73.635 nga 332.713 persona të dyshimtë në SARS-CoV-2 dhe 1.655 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 212 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 62.198, kurse numri i rasteve aktive është 9.782.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 203 raste, Prizren 45, Gjilan 39, Gjakovë 31, Fushë-Kosovë 31, Pejë 27, Ferizaj 26, Lipjan 23, Vushtrri 23, Kamenicë 22, Mitrovicë 16, Obiliq 16, Drenas 14, Viti 12, Suharekë 10, Deçan 9, Podujevë 7, Malishevë 6, Skenderaj 6, Kaçanik 5, Istog 4, Novobërdë 3, Dragash 2, Graçanicë 2, Klinë 2, Rahovec 2 dhe me 1 rast Juniku.