COVID: Dy raste pozitive, asnjë i vdekur

Brenda 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje, derisa pozitive kanë rezultuar vetëm dy mostra.

– Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.430 doza të vaksinës kundër COVID-19.
– Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 310.415 doza të vaksinës.
– Deri më sot 90.165 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
– Nga 1.944 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
– Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
– Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.534.
– Në total numri i rasteve aktive është 98.