Një ditë tjetër e rëndë për Kosovën, 21 persona humbin jetën nga Covid-19
Sot ka qenë një ditë tjetër e rëndë për Kosovën, ku jetën me Covid e humbën 21 persona, derisa 1.278 të tjerë rezultuan pozitivë.
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.346 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 306.287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 10.609 testime, 1.278 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 21 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 1.248 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122.140.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 26.534.