Shtatzëna nga Gjilani, apel grave: Ju lutem, vaksinohuni!
E prekur thellë nga vdekja e Liberta Selacit nga Vushtria, e cila humbi betejën me Covid, në pritje për t`u bërë nënë, shtatzëna nga Gjilani, Festa Shabani, ka bërë thirrje për vaksinim.
‘Unë si shtatzanë krejt në fund e mora dozën e parë, vetëm pak dhimbje krahu asgjë më shumë. Ju lutem vaksinohuni’, ka thënë këshilltarja komunale në Gjilan.
Postimi saj i plotë:
Edhe sa jetë të tjera duhen me u humb që me i hap sytë e me u vaksionu të gjithë. Po, edhe shtatzanat e nënat gjidhënëse sepse tashmë është konfirmuar shkenctarisht nga organizatat botërore të shëndetësisë se vaksinimi tek shtatzënat ka efekt pozitiv duke mbrojtur nënën po ashtu dhe frytin.
Ngushëllime dy familjeve për këtë humbje tragjike, zoti ju dhashtë forcë me përballu dhimbjen e u prehshin në paqe.
Qeveri merrni masa strikte, edhe 1 muaj izolim total deri në vaksinim e ulje të rasteve.
Leni fushatat parazgjedhore, po organizoni sa më shumë fushata vedijësuese për vaksinim e mos të hudhim vaksina për MOSVEDIJËSIM përderisa shtetet e varfëra luftojnë me vdekjen për sigurim vaksinash.
Unë si shtatzanë krejt në fund e mora dozën e parë, vetëm pak dhimbje krahu asgjë më shumë. Ju lutem vaksionohuni.