LDK pas 17 Tetorit sipas pikëpamjes sime
Shkruan: Ridvan Berisha
Mendoj se, jane dy figura qenesore, prej te cilave varet direkt rezulutati i LDK-se per te qeverisur me dy komuna te medha. Ata quhen Lutfi Haziri dhe Gazmend Muhaxheri, Gjilani dhe Peja!
Fitorja e LDK ne keto dy komuna te medha do te duhej te ishte feste edhe historike ne kontekstin e rrethanave politikisht veshtire te parashikueshme sot ne Kosove.
Udheheqja e LDK, do te duhej mendoj une, te beje çdo gje, te menaxhoje raportin edhe me rivalet, natyrisht se jo me VV, per te fituar keto dy komuna te medha.
Te kujtojme se z. Lutfi Haziri dhe Gazmend Muhaxheri nuk i takojne ‘regjimit te ri’ siç e instaloi kete gjuhe LVV. Jane figura te pjekura politike.
I tille per LDK eshte padyshim edhe Agim Veliu. Veliu ishte simbolike historike e fitoreve te LDK ne Llap.
Nuk ishte as kryetari Lumir Abdixhiku e te tjeret qe i sollen lavdi fitoreje LDK ndersa avancimin ne karriere e ndertuan nen argumentin se jane regjimi i ri.
Me e pa Agim Veliun si shkaktar te humbjes se LDK, eshte analize teper e gabueshme, mendoj une.
Ate, LDK e re, e shkarkoi, ose me mire me thene e poshteroi nen influencen e LVV dhe te disa analisteve ne medie.
Nje aset kaq te çmuar si Veliu, me e gjujt ne kontejner eshte papjekuri politike. Çeshtje e z Abdixhiku sidoqofte!
Por efektin e tij, si burre edhe zakoni, mendoj se, LDK do ta shoh ne Podujeve e Prishtine me 17 Tetor 2021.
Une per veti i çmoje burrat e grate e guximshme, qe e kane bre unin e vet, qe e kane modelin e vet, etj, etj!
Shoh mjaft pikepyetje per Podujeven, kush mund te jete fitues!
Vijojme me tutje. LDK nga pikepamja gjeografike e votes mendoj se, do te fitoje me kandidatet qe ka ne Artane, Viti, Fushe Kosove, ndoshta edhe ne Dragash. Per te tjera komuna nuk e di.
Ajo çfare mund te konstatohet lehtesisht eshte se, barra kryesore per per ta demantuar rezultatin shokues te LDK me 14 shkurt 2021, qendron mbi dy fugura te konsoliduara politike, te Lutfi Haziri dhe Gamzmend Muhaxheri.
Natyrisht se kjo pergjegjesi bie edhe tek kandidatet e tjere, se paku tek disa qe i njohe une, qe kane integritet, per te nxjerre LDK me nje rezultat ngadhnjyes, dukshem me te mire.
Neser vijojme me AAK, pastaj me Nismen dhe AKR!
P.S. Llajka mos boni, s’keni nevoje se munden me ju perzane nga puna, mjafton veç me i lexu pikepamjet qe po i shfaqi ne prag te zgjedhjeve lokale!