Daut Haradinaj, Ramushit: Shko mbjelli flokët
Daut Haradiaj duke folur për raportin me vëllain e tij Ramush Haradinaj, e ka pasur edhe një këshillë publike për të.
Kjo ngase, siç tha ai, nuk i pëlqen frizura që ka.
“Çka nuk të pëlqen te Ramushi?”, e pyeti gazetari.
“Frizura. I kisha thanë shko mbjelli flokët”, tha Daut Haradinaj.
Mes tjerash, Daut Haradinaj shpjegoi se me Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka raporte tejet direkte dhe se nuk shkon një periudhë 24 orëshe pa komunikuar me njëri tjetrin.
Është kujdestar i shtëpisë, tha Daut Haradinaj.
“Kam raport tepër direkt, komunikojmë si miq, i kemi raportet tepër korrekt. Nuk shkon 24 orë që kemi komunikim”, tha ai në T7./Insajderi/