Dedikim nga kolegia: Me ikjen tënde, Artan, ëndërra jonë mbeti në gjysmë
Lajmin për vdekjen e papritur të profesorit dhe radio-moderatorit, Artan Bunjaku, e ka pritur me trishtim edhe kolegia e tij në Radio-Rinia, Kiki Ibrahimi.
“Para një muaji u takuam, biseduam e planifikuam të vazhdojmë të punojmë së bashku, punën që dytë e deshëm me shumë pasion, por me ikjen tënde kjo ëndërr mbeti në gjysmë”, ka shkruar ajo.
“I trishtë lajmi për vdekjen e profesorit dhe mikut tim të familjes, Artan Bunjaku. Çdo kush që ka pas fatin të njoh e di se çfarë dhimbje do të ketë që ti më nuk do të jesh në mesin tonë.
Para një muaji u takuam, biseduam e planifikuam të vazhdojm të punojmë së bashku, punën që dytë e deshtëm me shumë pasion, por me ikjen tënde kjo ëndërr mbeti në gjysmë.
Jo vetëm profesor e koleg, ti ishe familje për mua. Veprat e tua dhe kujtimet e bukura nga ti nuk do të vdesin kurrë.
Do të na mungosh shumë të gjithve. Parajsa qoftë vendi yt i perjetshëm. Ngushëllime Familjes Bunjaku e gjithë atyre që e njohën!”/Mediafokus.info

