Dedikim: ‘Do të na mungosh gjithmonë babë’
Zijadin Maliqi, ish-drejtor financiar në Komunën e Gjilanit, u largua nga kjo jetë disa javë para se t’i mbushte 65 vjet.
Maliqi, një ekspert i jashtëzakonshëm i financave dhe politikave buxhetore, sot do të pensionohej po të ishte gjallë.
Familja, e cila e ka pritur me padurim këtë ditë, sot ndjehet e pikëlluar, shkruan Mediafokus.info.
‘Sot do të festonim datëlindjen dhe pensionimin tënd, por ikja jote e hershme na bënë që në këtë datë të të kujtojmë për shembullin e mirë që ke lënë për pasardhësit e tu. Do të na mungosh gjithmonë Babë, por pasuria më e madhe që na le jane fjalët e mira për ty që na vijnë nga secili që të ka njohur.
Krenarë gjithmonë me ty!’, ka shkruar djali Valon Maliqi./Mediafokus.info/

