Deklarata e pavarësisë – gurëthemel i shtetësisë së Kosovës

Historiani Jusuf Buxhovi vlerëson se Deklarata e Pavarësisë e 2 korrikut 1990 paraqet ngjarjen më të rënëdsishme në historinë e shtetndërtimit të Kosovës.

Ai ka bërë një postim, ku thotë se ky akt i hapi rrugë Kosovës për krijimin e Republikës, e cila do të kalojë nëpër faza e sfida të tjera, për t`u njohur ndërkombëtarisht më 17 shkurt 2008.

Ky është postimi i tij: 

Deputet e Kuvendit të Kosovës, me shpalljen e kësaj Deklarate, Kosovën e shkëputën nga pushtimi serb dhe i hapën rrugën krijimit të Republikës së Kosovës, që do të shpallet në shtator të atij viti në Kaçanik, me çka me Referendumin për Pavarësi të 26 shtatorit 1991, zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare të 24 maj 1992 si dhe krijimim e qeverisë së Kosovës, në fund të atij viti, që mori përsipër rezistencën institucionale, shteti i Kosovës, u vu në binarët e pandalshëm historik, që do të konfirmohet ndërkombëtarisht, më 17 shkurt 2008, shkruan Buxhovi./mediafokus.info