“Delja e zezë” është ndoshta e vetmja që e thotë të vërtetën!

Lirie Aliu

Në një shoqëri ku pjesa më e madhe e njerëzve kanë tendencën të uniformohen me masën, origjinaliteti është virtyti tashmë pothuajse i rrallë.

Shumë shpesh të jemi origjinalë është një çështje kurajoje, sepse do të thotë të dallohemi e të diferencohemi nga të tjerët, të jemi të ekspozuar më shumë ndaj gjykimeve të tyre.

Me shumë gjasa, për ju është më e thjeshtë të qëndroni të fshehur në zonën e komfortit që keni ndërtuar rreth e qark vetesdhe në të cilën jeni të padallueshëm, por jeni të sigurt se e gjitha kjo ju bën të lumtur?

Të jeni origjinalë, veç të tjerash, do të thotë edhe të ekspozoheni dhe të rrezikoni, sepse të jesh “delja e zezë” jo gjithmonë shihet me sy të mirë dhe është për këtë arsye që rrezikoni të përfshiheni për shkak të “diversitetit”.

Po a është realisht e rrezikshme kjo gjë? Më e rrezikshme në fakt, është të ndrydhni kreativitetin tuaj, vetëm nga frika se mos nuk ju kuptojnë dhe ju keqgjykojnë.

Nëse hedh shikimin rreth e qark, mund të vini re që njerëzit që kanë pasur kurajën të diferencohen, janë ata që në rrjedhën e kohës kanë marrë edhe më shumë kënaqësi nga jeta, sepse kanë mundur të shprehin deri në fund atë potencial kreativ, që shumë nuk kanë pasur kurajon ta shfaqin!

“Më mirë të më urrejnë për atë që jam se sa të më duan për atë që nuk jam”.