Denigrimi artistik i figurave kombëtare deri në absurd

Fehmi Ajvazi

Kur në Shkup u vendos një bust – karikaturë e Adem Jasharit vite më parë, kuptuam që në Kosovë kishte mjaft buste dhe permendore kushtuar figurave të ndryshme politike, historike, dhe sidomos kulturo – letrare, të formave më të deformuara të mundshme.

Në kontekst, deri sa filozofia e mbushjes së shesheve të qyteteve dhe të lagjeve me krijime në bronx vaxhdoi, madje edhe sipas përkatësive regjionale e partiake, sot kemi një Kosovë që ka buste dhe permendore baraz me objekte shkollore dhe kryetar komunash që kanë bitisë mandatin, dhe të tjerë në mandat e siper, mbase edhe për nja dy – tre mandate që do të vijnë në të ardhmen.

Natyrisht, kam respekt dhe përulje për cilën do figurë të veçantë, nga ato ardhetare, e deri te figura liturgjike e Nanës Tereze. Këtë se kam fshehur asnjëherë! Ama, ka diçka që nuk shkon, madje përtej dëshirës, përtje sensit patriotik, e të mos flasim përtej sensit kulturo – politik. Pse?

Sot në Prizren, qyteti që bartë kurorën historike dhe ardhetare në nivel kombëtar, u përuruan apo u vendosën dy permendore: njëra e Skënderbeut, dhe njëra e Adem Jasharit. Bëhet fjalë, pa asnjë dyshim për dy nga figurat më të mëdha në panteonin e strukturës etnonacionale, në fakt të identitet politik dhe historik atdhetar nacional.

Shumë mirë, do të thoshim. Por, edhe shumë keç. Pa asnjë dilemë keç! Dy permendore për dy vigaj, janë punuar në mënyrë jo konvencionale për nga vizualiteti, personifikimi, vepra etj.

Këtu, nuk ka kriter as profesional, dhe as përfaqësues. Pse ? Sepse, ka devijim nga figurshmëria, dhe sidomos për nga vepra dhe përfaqësimi.

E para, Skënderbeu është një gjeneral, fillim e mbarim, dhe jo një diplomat karriere siç është paraqitur, dhe Adem Jashari është një kryekomandant lufte dhe, jo një luftarë i thjeshtë që rri në rresht. Kjo permendore, nuk përfaqëson prototipin e tij, veçmas në aspektin fizik – tipologjik.

E dyta, autorët e këtyre dy punimeve, nuk kanë arritur as për së afërmi t’i realizojnë këto dy figura në aspektin vizuel – artistik profesionalishtë.

Përkundrazi: ata, kanë realizuar, veçse karikaturimet e figurave.

Për të vazhduar më tej, do të pyesnim: kundrejt ideve të shkëlqyshme të atyre që kanë nisur përjetësimin e këtyre dy permendoreve në qytetin e lavdishëm të Prizrenit, s’i është e mundur që të tjerët, ata që janë marrë me realizimin dhe finalizimin, të pranojnë dhe mbi të gjitha, të guxojnë që të lejojnë të vendosen në zona publike – urbane permendore që personifikojnë Skënderbeun dhe Adem Jasharin në këtë nivel artistik – realizues?

Tani, meqë i kemi mësuar sytë me të këtilla vepra artisike, do të thoshim: fali zot se nuk dinë ç’bëjnë…? Por, nëse thellohemi nga kënde të tjara të informacionit, shqyrtimit dhe analizës objektive, ka diçka që nuk shkon.

E para, pse karikaturohen kështu figurat madhore nacionale dhe, ekspozohen në publik?

E dyta, pse askush nuk e ndalon këtë trend, në dukje të parë s’i pozitiv, e ndërsa që është totalisht trend negativ?

E treta, s’i mundet që karikatura të lejohet ta zëvendësojë zhanrin artistik, në këtë rast skulpturën?

E katërta, kush qëndron prapa kësaj filozofie të veprimit që, ka kohë që shëmton historinë dhe të kaluarën tonë të lavdishme?

E pesta, meqë ka vite e vite që luhet kjo maskaradë, s’i nuk doli dikush ta ndalojë këtë formë dhe veprim të diskreditimit të korpusit të historisë sonë?

Kjo, nëse dikujt i duket punë e thjeshtë, unë them pa asnjë hezitim që ka qenë prej fillimit një lojë tinzare, si edhe shumë të tjera për ta diskredituar, banalizuar dhe shëmtuar kujtesën tonë, historinë dhe lavdinë e saj.

Absolutisht, nuk jam duke bërë përgjithësim, sepse kam parë vepra të nivelit të lartë, shumë të lartë si bie fjala, monumenti i Adem Jasharit në Vushtrre, në Skënderaj, ose permendorja e Agim Ramadanit në Gjilan, pendorja e Ismail Qemalit në Prishtinë etj. Ama, brenda dhjetëra e dhjetëra monumenteve të ndryshme, shumica e tyre janë të nivelit të ulët, thjeshtë të nivelit deformues. Madje, të nivelit karikaturues!

Prandaj ky pasqyrim i dendur dhe që shkakton neveri, madje kundrejt figurave si Skënderbeu dhe Adem Jashari, nuk mund të kuptohet s’i rastësi. Kjo, sepse vetë lejimi i ekspozimit të tyre në publik, nuk është rastësi.

Veprimet e tilla, mos pengimi i tyre, përkundrazi afirmimi dhe krekosja, në fakt kanë elemente kundërafirmative, ngjallin iritim, stepje dhe në fund: refuzim !

Thellimi më i gjerë, na qonë deri te devalvimi i qëllimshëm i jetës dhe veprës së këtyre figurave, dhe relativizimi e madje, edhe përbuzja. Pra, tash cfarë të themi, dhe qysh t’i arsyetojmë aktet e këtilla ?

Pa e ekzagjëruar problemin, pa e përgjithësuar, dhe pa cituar asnjë emër dhe mbiemër, dukuria e këtillë hynë saktësisht në doktrinën e luftës speciale, dhe më konkretisht, në segmentin e saj: në kundëropagandë.

Të tjerat, s’kan fort rëndësi. Por, një komision profesional në nivel vendi, duhet urgjentishtë t’i vlerësojë bustet, permendoret dhe monumentet e ndryshme dhe, të vendos se cilat prej tyre mund të lejohen të ekspozohen në vendet publike, dhe cilat prej tyre duhet të largohen menjëherë.

Sepse, kush nuk është në terezi në këtë vend që të mos e vërejë shëmtinë në mes të ditës, dhe të mos e kuptojë pasojen e saj…?