Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Bazel për vrasjen e dyfishtë

Në mars 2017, dy burra kishin hyrë në kafenenë 56 në Erlenmattstrasse në Bazel, e cila është e njohur në mesin e shqiptarëve, dhe kishin shtënë pesë herë.

Një 28-vjeçar dhe një 40-vjeçar kanë mbetur të vrarë dhe një 24-vjeçar është plagosur rëndë. Autorët janë larguar menjëherë; arma e vrasjes mbeti e pagjurmueshme, rapoirton srf.ch.

Ky akt i përgjakshëm u interpretua si një qërim hesapesh mes tregtarëve të drogës. Tre viktimat kishin një të kaluar kriminale në botën e drogës dhe dy të dyshuarit kishin disa dënime të mëparshme për krime droge.

Njëri nga të dyshuarit, një burrë 48-vjeçar, ishte kapur shpejt dhe u dënua me burgim të përjetshëm dhe 15 vjet dëbim nga vendi në vitin 2018 për vrasje të shumta, si dhe tentativë për vrasje dhe rrezikim të jetës. Gjykata Federale e ka konfirmuar këtë dënim.

Tjetri qe arratisur pas krimit. Megjithatë, atij iu desh të shkonte në burg për 44 muaj në Holandë për trafik kokaine dhe më pas u transferua në Bazel, përcjell albinfo.ch. Kështu ai u  gjykua këtu për katër ditë.

Prokurori publik e ka parë 53-vjeçarin si autorin kryesor që ka qëlluar me armë zjarri. Gjatë gjykimit, tashmë i dënuari dhe i pandehuri akuzuan njëri-tjetrin për krime të rënda.