Deputeti Fetah Rudi e kujton atentatin që e la në karrocë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, e ka kujtuar ngjarjen e rëndë kur 19 vite më parë pati atentat, i cili e la në karrocë.

Sot e asaj dite nuk u ndriçua ky akt dhe Rudii thotë se nuk do të ndalet derisa drejtësia ta thotë fjalën e tyre në zbardhjen e rastit.

Ja postimi i Fetah Rudit në rrjetin social Facebook:

“Sot bëhen 19 vite që mbeta në karrocë, kur me 15 dhjetor 2000 në ora 14:35 minuta, te ura e Bytyqëve, kriminelet shqiptar të urdhëruar nga shefat e tyre, bën atentat ndaj meje duke u munduar që të ma ndalin fjalën e lirë dhe punën për shtetndërtimin e Kosovës, të udhehequr nga Presidenti, Ibrahim Rugova.

Që nga ajo ditë, unë jam në karrocë, ku për këto 19 vite kam kaluar nëpër shumë sfida të rënda, por duke mos u ndalur kurrë, dhe me një vullnet të madh për të ecur përpara.

Që të jem i fortë dhe i pathyshem në këto vite jo edhe të lehta, më ndihmuan familja që vazhdimisht i kisha afër. Për të vazhduar të jem i lumtur, më bën fëmijët e mi me sukseset dhe punën e tyre.

Po ashtu, këtë vullnet dhe energji për të mos u ndalur, ma japin edhe shumë miq të mi, e që asnjëherë nuk më harruan, por më ndihmuan dhe më mbështetën në mënyra të ndryshme, si ketu në Kosovë, ashtu edhe mërgimtarët tanë.

Rruga ime nuk u ndal asnjeherë, e une nuk do të ndalem as tash për asnjë minutë, deri sa kriminelet që bën atentatin ndaj meje, por edhe që i vranë edhe shumë bashkëveprimtarë e kolegë të mi, t’i shohim aty ku e kanë vendin, në burg e jo në institucionet e shtetit. Faleminderit nga të gjithe për mbështetjen e vazhdueshme”./MediaFokus/