Kosova ka mbi 10 mijë vullnetarë të rinj të regjistruar

Në Kosovë janë të regjistruar mbi 10 mijë të rinj të cilët bëjnë punë vullnetare në komunitet. Në mesin e këtyre personave është edhe Arbrita Uka, 18 vjeçare nga Lipjani, studente e Fakultetit të Shkencave Matematikë-Natyrore në Universitetin e Prishtinës.

Kosova ende nuk e ka Ligjin për Vullnetarizëm, por puna vullnetare rregullohet përmes Ligjit për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë, i miratuar në vitin 2009.

Puna vullnetare e të rinjve, sipas këtij ligji, rregullohet me kontratën për punë vullnetare ndërmjet organizatorit dhe vullnetarit të ri dhe duhet të njihet si përvojë pune e cila do të konsiderohet si përparësi në rast të konkurrimit për punësim.

Vullnetar, konsiderohet ai person i moshës 15 vjeç deri 24 që ofron shërbime pa pagesë në të mirë të shoqërisë./REL/Foto: Arkiv)