Deputetja Kadrijaj – Kurtit: Ti je për “Big Brother”

Opozita reagoi me kritika të forta ndaj 6 kushteve të kryeministrit Kurti për formimin e asociacionit.

Ndërkohë, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se Kurti paska aftësi për spektakël dhe humor, andaj e ftoj atë që të shkojë në spektaklin “Big Brother”.

“Ajo çka bëri sot zotëri Kurti ishte një spektakël dhe humor duke u tallur edhe me deputetët dhe qytetarët. Andaj zotëri Kurti duke pa që paske aftësi që me bo spektakël dhe humor ju kisha ftuar me shku në Big Brother”, tha ajo.