Dëshironi të bëheni polic i Kosovës, këtu e gjeni konkursin

Policia e Kosovës ka zgjatur edhe për dhjetë (10) ditë afatin e aplikimit për zyrtarë policorë. Lajmi është bërë i ditur nga Policia me anë të një njoftimi.

Forma e aplikimit për të gjithë të interesuarit në konkursin për zyrtarë policor është online përmes ueb faqes zyrtare të PK-së: www.kosovopolice.com.

Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:

a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës

b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar

c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm

d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale

e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale

f) Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar)

g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.