Dëshmia e Saranda Bogujevcit: E pashë vëllain Shpëtimin që i mungonte gjysma e kokës
KultPlus ka sjellë pjesë nga dëshmia e Saranda Bogujevcit në gjyqin e Hagës. Ajo, atëherë ishte vetëm 18 vjeçe.
Bashkë me tre kushërinjtë e saj, u bënë viktimat e para etnike shqiptare që dëshmuan në Gjykatën e Hagës për mizoritë e kryera nga forcat serbe, të udhëhequra nga Slobodan Millosheviç.
Ushtarët qëlluan dhe fëmijët bërtisnin: “Nënë… nënë…”
E pashë vëllain Shpëtimin (9 vjeçar), i cili ishte i shtrirë mbi këmbët e mia, e kishin goditur në kokë, gjysma e kokës i mungonte;
E pashë Fatosin (kushëririn) që i dilte diçka nga prapa shpinës;
E pashë djalin e Enverit, i cili ishte goditur në fytyrë, nuk dihej se ku i kishte sytë më;
E pashë gjyshen time, ishte shtrirë në drejtimin tim, sytë i kishte të hapur;
Unë u qëllova me 13 plumba, në krahë të djathtë, të majtë dhe në kurriz.
Atë ditë u vranë 8 anëtarë të familjes sime dhe 7 anëtarë të familjes Duriqi. /KultPlus.com/