Dhitë po u hipin në kulm, banorët e kësaj qyteze në hall

Një grup i dhive të egra është parë në kulmin e pjerrët të një ndërtese në pjesën veriore të Uellsit.

Në videon e publikuar në internet shihet se si disa dhi të bardha ecin mbi kulmin e një ndërtese që ndodhet afër stacionit të tramvajit në Lalndudno. Besohet se ky është grupi i njëjtë i dhive që “pushtoi” qytezën gjatë izolimit në pandemi më herët.

Përdoruesit e rrjeteve sociale ishin të mahnitur nga kjo pamje dhe filluan të bënin komente të ndryshme për kafshët që duket se nuk e kanë problem ngjitjen në secilin vend.

“Imagjinoni sikur janë mbi shtëpinë tuaj dhe dëgjoni diçka duke trokitur mbi kulm, mendoni se janë demonët ose plaçkitësit”, shkroi një person.