Diçka po zihet në PDK’në e Gjilanit

Ndonëse PDK në Gjilan, partner i koalicionit qeverisës me LVV, nuk ka dalë ende me njoftim zyrtar për kandidatët e saj në qeverisje, prej dje kanë filluar të qarkullojnë emra konkretë për katër drejtori dhe nënkryetarin e Komunës.

Koordinatori i Degës së PDK, Riad Rashiti, ka mohuar dje te ketë një vendim përfundimtar, duke i cilësuar spekulime shkrimet në disa media.

E vërteta është se emrat që kanë qarkulluar dje, nuk janë të njëjtë të gjithë me ata që kanë dalë sot.

Ndërkohë, sot ka reaguar ish-kryetari i Degës, Izmi Zeka, i cili ka shprehur mospajtime me mënyrën si është bërë kjo.

‘Kjo mënyrë e përzgjedhjes nuk mund të përfaqësojë PDK-në’, ka reaguar Zeka.