Dietologia e njohur shqiptare ju tregon si të ulni temperaturën e lartë me të bardhën e vezës

Diola Dosti – dietologe

Veza është një ushqim që nuk duhet të mungojë në frigoriferin tuaj. Sidomos nëse keni fëmijë të vegjël.

Në rastet e temperaturës së lartë, një nga alternativat natyrale për ta ulur atë, është e bardha e vezës.

Merrni një tas dhe ndani të bardhat e vezës. Në të zhysni një copë të pastër (ose me mirë mbushni çorapen me të bardhën e vezës) dhe vishjani personit që ka temperaturë të lartë.

Kur copa ose çorapja të ngrohet, aplikoni të njëjtën metodë përsëri derisa temperatura të ulet.

E bardha e vezës, për shkak të viskozitetit të lartë që ka, e përthith shumë më shpejt energjinë termike nga koka tek këmbët.

Gjithashtu në aspektin ushqimor, mos harroni që personi që ka temperaturë, duhet të jetë i hidratuar mirë, të hajë supë me perime, të pijë ujë kokosi ose lëng selinojë për të marrë elektrolitët e duhur dhe të përdorë çajëra diaphoretikë që ndihmojnë në uljen e temperaturës dhe nxisin detoksin, si mente dhe kamomil. Këto çajera mund gjeni tek @dbotanic.al