Dietologia Kalleshi: Buka integrale i përket tokës, grurit që është simbol i jetës dhe rilindjes
Dietologia e njohru shqiptare, dr Anila Kalleshi sugjeron bukën integrale për të pasur një shënet të mirë.
Ajo ka bërë një përkufizim shumë domethënës, gati-gati epik për bukën integrale: “Buka integrale i përket tokës, grurit që është simbol i jetës dhe rilindjes”, thotë dietologia Kalleshi.
Ky është postimi i saj i plotë për bukën integrale:
Buka integrale nuk irriton zorrët dhe e mbushë më shpejt stomakun, duke dhënë ndjesinë e ngopjes.
Në përbërjen e saj, buka integrale nuk ka vetëm vlera ushqyese dhe energjike, por ka shije, është e pazëvendësueshme, i përket tokës, grurit që është simbol i jetës dhe rilindjes.
Buka integrale, sidomos ajo e bërë me brumë të ardhur nga maja natyrale, është më e mira për njerëzit që kujdesen për shëndetin.
Duke mos përmbajtur shumë niseshte, buka integrale ka më pak kalori sesa buka e bardhë dhe jep më shpejt ndjesinë e ngopjes.
Zgjidhja më e mirë për çdo qytetar, është buka integrale, ajo e bërë me 100 për qind drithëra të plotë, përfundon postimi i dr Anila Kalleshit, dietologe klinike./mediafokus.info


