Dikur ndodhte vetëm në filma, tani edhe në realitet: Marinsat fluturojnë (VIDEO)

Marinsat e Mbretërisë së Bashkuar kanë testuar kostumin fluturues.

Kompania Gravity Industries tha se me këtë kostum mund të ngjitet 3600 metra në ajër dhe të fluturojë me 128 km/orë.

Kompania që prodhon kostume fluturuese, Gravity Industries ka filluar të testojë produktin e saj së bashku me marinsat e Mbretërisë së Bashkuar, për të parë se si ky produkt mund të ndihmojë në operacionet detare.

Një video e publikuar nga kjo kompani, tregon se si ushtarët britanikë lëviznin nga një anije në tjetrën përmes kostumeve fluturuese.

Kompania tha se ekipi i saj kaloi tre ditë me 42 ushtarë të Marinës Mbretërore në brigjet jugore të vendit.