Dikush me lot e dikush me gëzim, por të gjithë fytyrë ndritur që të patëm
Kosova sivjet shënon 23-vjetorin e çlirimit dhe gjithandej po bëhen nderime për dëshmorët e luftës për liri.
Edhe Fadil Jahiri nga Vërbica e Zhegocit e ka rikujtuar sot vëllain e tij dëshmor, Bahtir Jahirin.
“Vëlla, sot plot 23 vite pa ty. Pas 23 vite liri, sot jemi të mbyllur nga një fatkeqësi që nuk mundëm as në përvjetorin tënd të jemi së bashku, t`i qajmë hallet së bashku e mërzinë ta përmbyllim me kujtimet ma t ‘bukura për ty.
Dikush me lot e dikush me gëzim, por të gjithë fytyrë ndritur që t ‘patëm.
Krenarë për tërë jetën që t ‘patëm ty o faqebardhë. Jetofshim e t’ kujtofshim çdoherë.
Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të rënë për Kosovë!”
Fadil Jahiri e ka rikujtuar kështu vëllain e tij, mësues Besin, i cili ra dëshmorë duke luftuar për liri. /Mediafokus.info

