Distria Krasniqi fitoi medaljen e Artë në Lojërat Olimpike
Distria Krasniqi e ka rrëmbyer medaljen e artë në “Tokio 2020”, ku po mbahen Lojërat Olimpike.
Në finalen e madhe, Distria e mposhti japonezen, Funa Tonaki.
Kjo është medalja e dytë Olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit, që e fitoi të Artën në vitin 2016.
Pas triumfit, Distria është deklaruar për RTK-në.
“Po ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur. Është medalje për vendin, për familjen, për gjithë ata që më kanë mbështetur. Ka qenë një luftë shumë e vështirë kundër japonezes, sepse Japonia e ka xhudon më të mirë në botë. Është fillimi, jam ende e re, pretendoj të marrë pjesë edhe në tri Olimpiada, do të vazhdoj të punoj”.