Ditëlindje e 13-të, ja sa shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës
Sot 13 vjet që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj. Më 17 shkurt 2008, në orën 15:30, në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kosova u shpall shtet i pavarur, demokratik dhe sovran.
Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, u dërguan letra në drejtim të të gjitha qeverive të botës për njohjen e saj. Njohjet e para filluan menjëherë pas disa orësh, ku Kosta Rika ishte shteti i parë që njohu Kosovën shtet të pavarur.
Që nga viti 2008, Kosovën e kanë njohur 117 shtete. Ndërsa, gjatë vitit 2019, Kosova nuk pranoi asnjë njohje.
Njohja e fundit të cilën e mori Kosova është më datë 01.02.2021 nga Izraeli.