Djali i Cimës përlotet teksa tregon betejën e aktorit të njohur me Covid-19

Artan Thaçi, djali i aktorit të njohur Rasim Thaçit-Cimës që pak ditë më parë ka ndërruar jetë pas një beteje me COVID 19, ka treguar para kamerës së T7 porosinë e tij të fundit.

Emisioni #gjesi në T7 i ka kushtuar hapsirë të veçantë vendit ku zakonisht Cima e pinte kafën e mëngjesit, duke folur nga ai vend me djalin e tij Artanin që ka treguar edhe për betejën e aktorit të njohur me COVID 19.

Zakonisht, ai thotë se Rasim Thaçi e fillonte ditën me dy vëllezërit e tij duke pirë kafe nga ai vend.

“Ditën e ka fillu në këtë kafe, me vëllezërit e tij, e shpesh herë edhe me mu, nëse najherë kam pas kohë pak ma shumë kam ardhë ëktu i kam shoqëru. Krejt ditën maksimumi dy kafe, ka qenë njeri që nuk e ka tepru me gjana, me kafe ose me sene tjera. Zakonisht me një espresso e ka fillu ditën gjithmonë.

Kur i ka ardhë koha em shku në katun menzi s’ka prit, edhe vozitjen e ka pas ma të shpejtë, dojke shumë ma shpejt me mbërri. Aty për të është kanë jeta. Edhe këtë vit e bëjke plan me shku”, thotë ai.

I njëjti ka shtuar se edhe vetë është emocionuar derisa ka shkuar për herë të parë në vendin ku babai i tij e pinte kafen e mëngjesit.

“Kur u nis ame ardh ë prej shpis janë do emocione të përzime, ndoshta ende është fillimi, ende në mendjen time është se ai është këtu diku, kur vishim këtu më shumë unë kam dëgju ose kam qesh, se ka qenë e pamundur me qëndru në tavolinë e mos me pas ndonjë batutë. E ka pas një energji, gjithmonë kam thanë që është vullkan brenda, se ka dhanë energji të mirë gjithkund. Është thjesht një inspirim. Edhe kur kam tentu diçka me këshillu, në atë aspektin që mos me harru, e ka pas formën e vet qysh me thanë”, shton tutje ai.

Artani ka treguar edhe për porosinë e fundit që ia ka lënë Cima.