Në SHBA fillon imunizimi i fëmijëve me vaksinë anti-Covid

Pfizer ka filluar testimin e vaksinës së saj anti-Covid-19 tek fëmijët nën 12 vjeç, një hap i rëndësishëm ky për luftimin e pandemisë.

Vajzat binjake 9-vjeçare u imunizuan të parat në Karolinën e Veriut.

Kompania shpreson të vaksinojë fëmijët më të vegjël në fillim të vitit të ardhshëm, tha Sharon Castillo, një zëdhënës i ndërmarrjes farmaceutike.

Moderna gjithashtu po fillon një provë të vaksinës së saj tek fëmijët nga 6 muaj deri në 12 vjeç. Të dyja kompanitë kanë testuar vaksinat e tyre tek fëmijët 12 vjeç e sipër dhe po i presin rezultatet në javët e ardhshme.

AstraZeneca muajin e kaluar filloi testimin e vaksinës te fëmijët 6 muaj e sipër dhe planifikon të shtrijë provat e vaksinës te fëmijët e vegjël pasi të vlerësojë performancën e saj tek fëmijët më të rritur.

Imunizimi i fëmijëve do të ndihmojë shkollat ​​të rihapen, si dhe do të ndihmojë në përfundimin e pandemisë, tha Dr. Emily Erbelding, një mjek i sëmundjeve infektive në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë që mbikëqyr testimin e vaksinave Covid-19 në kategori të veçanta.

Rreth 80 përqind e popullsisë duhet të vaksinohen në Shtetet e Bashkuara për të arritur imunitetin e masës.

Fëmijët nën 18 vjeç përbëjnë rreth 23 përqind të popullsisë në Shtetet e Bashkuara.