Djali mbyt babanë 85-vjeç
Një krim i rëndë ka ndodhur në Divjakë, ku djali ka mbytur babanë 85 vjeç, i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Remas, raportojnë merdiat në Shqipëri.
Sipas policisë, dyshohet se i moshuari është mbytur nga djali i tij, Andrea Stasa, 58 vjeç. Mendohet se krimi i rëndë ka ndodhur për motive të dobëta. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë.
Informacion paraprak
Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.
Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

