Djemtë e axhës së Agim Veliut i dalin në përkrahje publike Lutfi Hazirit

Dy djemtë e axhës së ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, kanë njoftuar publikisht se kë e përkrahin si të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një postimi, djali i axhës së Veliut, Skender Veliu, ka thënë së ai dhe vëllau i tij, Galani janë për Lufti Hazirin si kryetar të ardhshëm të partisv dhe po i njejti votim pritet të jetë edhe nga xhaxhai i tyre.

“Un dhe Galani me Luten kryetar”, ka shkruar ai krahas fotografisë së postuar në profilin e tij në Instagram.