Dorëhiqet Nenad Rashiq, shkaku i aktakuzës për keqpërdorim të pozitës derisa ishte ministër
Kryeministri në detyrë Albin KUrti sapo ka njoftuar se këshilltari i tijk Nenad Rashiq, ka dhënë dorëheqje.
Kurti e ka faënderuar Rashiqin për bashkëpunim.
Rashiq u tërhoq shkaku i një aktakuze, ku është i përfshirë edhe ai si ish-ministër, bashkë me disa ish-ministra tjerë shqiptarë.
Ditë më parë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 19 personave, përfshirë zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë politikë për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Në mesin e të akuzuarve, janë deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ish-ministrat Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq.
Ata akuzohen për rastin e njohur si “falja e hidrocentraleve”.
Aktakuza ka të bëjë me Komitetin Qeveritar për Privatizim.
Ata akuzohen se kanë tejkaluar kompetencat e veta duke votuar që disa hidrocentrale që prodhojnë energji elektrike të transferohen te komiteti Qeveritar dhe më pas të privatizohen nga Limaku./mediafokus.info

