Drashkoviq: Nuk do të refuzoja as një presje në planin evropian për Kosovën

“Nuk do t’i refuzoja as një presje dhe do ta firmosja”, tha Drashkoviq në përkujtimin e 33 vjetorit të themelimit të Lëvizjes Serbe për Rindërtim.

Drashkoviq thekson se plani evropian për Kosovën duhet pranuar pa kushte dhe se do të jetë tragjedi nëse kjo nuk bëhet, pasi siç vlerëson ai, do të ketë ende mundësi për zgjidhjen e çështjes, por ato do të jenë katastrofike.

Kreu i SPO shprehet se plani “amerikano-francez”, siç e quan ai, i duket si një ofertë e Sekretarit Amerikan të Shtetit James Baker nga qershori i vitit 1991.

“Ne e refuzuam ofertën nga qershori i vitit 1991, e dimë se çfarë ndodhi më pas”, tha Drašković.

Ai pyeti gjithashtu se cila ishte oferta e palës tjetër, pra Moskës.

“Dëgjuam nga Moska – refuzoni planin amerikano-francez, prisni derisa të vrasim ukrainasit dhe Ukrainën, derisa të mbarojmë me Ukrainën, dhe pastaj ja ku jemi, ja ku janë mundësitë e reja gjeopolitike, këtu është Rusia fitimtare.”