Familjarët njoftojnë se Noari 4-vjeçar ka ndërruar jetë në Turqi

Trajtimi dhe operimi në Turqi nuk i ndihmuan 4-vjeçarit, Noar Osmani që të mund tumorin në veshkë. Familjarët kanë njoftuar se Noari ka ndërruar jetë në Turqi, ku po vazhdonte kurimin pas operacionit.

“Me keqardhje ju njoftojmë se ka ndërruar jetë engjëlli i vogël, Noari. Ju që ndihmuat dhe u lutët për shëndetin e tij, Zoti ju begatoftë me mirësi”, thonë familjarët.

Noari kishte 3 muaj që po qëndronte në Turqi. Në fillim kreu operacionin për tumorin në veshkë, por meqë pati komplikime, u desht t`i nënshtrohej edhe një operacioni tjetër.

Noari është engjëlli që iu bashkua yjeve të qiellit në përjetësi.