Drita, një yll që po shkëlqen në Superligë, mposht edhe Ferronikelin
Drita ka vazhduar me fitore në Superligë, kësaj here duke e mundur Ferronikelin (2:1), një skuadër kjo mjaft e fortë dhe që deri vonë garoi për kreun e tabelës.
Me këtë fitore, mund të thuhet se Drita, që tani ka 64 pikë, praktikisht e ka siguruar titullin, megjithëse ndeshje vendimtare pritet të jetë ajo me Prishtinën, këtë fundjavë.
Drita ishte kampion edhe në vitin 2017/2018 si dhe në sezonin 2002/2003.
Ky do të ishte titulli i tretë nëse shpallet kampion dhe hera e dytë që do të marrë pjesë në garat ndërkombëtare.
Pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA e ka avancuar shumë cilësinë e futbollit kosovar, por ende ka punë për të kompletuar infrastrukturën.
Stadiumi i Gjilanit është në ri-ndërtim e sipër dhe shumë shpejt dy skuadrat e këtij qyteti do të garojnë në kushte më të mira./mediafokus.info/

