Drita thellon krizën e Prishtinës, e mposht me rikthim në derbi

Drita ka fituar me rikthim 2-1 në udhëtim te Prishtina në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Prishtina është thelluar edhe më shumë në krizë duke pësuar humbjen e tretë radhazi në sezonin pranveror.

Pas kësaj fitore, Drita ndan pozitën e parë me Ballkanin me nga 44 pikë, ndërsa Prishtina mbetet e katërta me 27 pikë.