Zvicra s’e fton Andi Zeqirin në Euro 2020

Sulmuesi kosovar, Andi Zeqiri nuk është ftuar nga Zvicra për të luajtur në kampionatin europian 2020.

Zeqiri i kishte premtuar fillimisht Kosovës së do të luante për ta, por mandej, pas kalimit në Brighton në Angli ai kishte ndërruar mendje.

Derisa më parë atë nuk e kishte ftuar Petkovic dhe ai vazhdonte të luante për U21 të Zvicrës, kurse tani Andi edhe pse u ftuar në listën e parë, ai ka mbetur jashtë listës me 26 lojtarë që do të luajnë në kampionatin Europian që fillon javën e ardhshme, transmeton express.