Ja sa qytetarë humbën jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Janë kryer 2,325 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 6 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Kamëz, Prrenjas.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 39 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Kolonja, 70 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 123 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,431 që nga fillimi i epidemisë.