Dtita e Gjilani i ndajnë pikët

Drita e Gjilani i kanë ndarë pikët duke luajtur baraz (2:2) në derbin e Anamoravës.

Për Dritën shënuan Baftiu (24’) dhe Dabiqaj (55’), ndërsa për Gjilanin, Basa (32’) dhe Ismajli (44’).

Derbi lokal u karakterizua nga një rivalitet i fortë sportiv, herë-herë edhe i ashpër për çka u dhanë tre kartona të kuq, një për Dritën e dy për Gjilanin.

Me këtë barazim, Drita ka 50 pikë dhe mbetet në pozitën e tretë, kurse Gjilani grumbullon 26 pikë, por ende mbetet në pjesën e poshtme të tabelës, por jo larg ambicieve të saj.