Dy bashkatdhetarë nisen në këmbë nga Suedia drejt Kosovës

Dy bashkatdhetarë kanë nisur një udhëtim të gjatë në këmbë nga Malmo e Suedisë drejt Prishtinës, një distancë prej rreth 3.200 km.

Valon Isufi dhe Shpejtim Gashi kanë folur në Klan Kosova, ku kanë treguar se rrugëtimi i tyre ka nisur më 12 prill dhe aktualisht ndodhen në Burshtat të Gjermanisë.

Ata kanë thënë se deri tani kanë përshkuar mbi 1.000 kilometra dhe po vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt Kosovës.

“Jemi nisur më 12 prill, tash gjendemi në Burshtat të Gjermanisë. Deri tani kemi kaluar mbi 1 mijë kilometra”, tha ai.

Mërgimtarët Isufi e Gashi kanë treguar po ashtu se ideja për këtë sfidë u ka lindur gjatë periudhës së pandemisë, ndërsa tani po e realizojnë.