Dy grabitës e detyrojnë një shtetas të Shqipërisë që t`i shëtis nëpër Prizren
Një shtetas i Shqipërisë është detyruar nga dy të dyshuar në Prizren që t`ishëtiste ata nëpër qytet dhe më pas i janë marrë edhe disa para. Policia ka arritur t`i identifikojë dhe arrestojë të dyshuarit.
Rr. Hasan Prishtina, Prizren, 24.05.2021 – 20:30. Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj, pasi janë futur në veturë, e kanë detyruar të shëtisë nëpër disa lokacione të qytetit dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur një shumë parash. Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

