Dy meshkuj arrestohen për vrasje nga pakujdesia të një femre
Dy meshkuj në Podujevë janë arrestuar për ‘vrasje nga pakujdesia’ të një femre, raporton policia, shkruan Mediafokus.info
Podujevë 20.12.2020, 23:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se aksidentalisht kanë plagosur me armë zjarri viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK dhe pas një kohe e njëjta ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, 13 fishek dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

