Dy nëna arrestohen për ‘keqtrajtim apo braktisje të fëmijës’

Dy nëna kosovare, njëra në Prizren dhe tjetra në Pejë janë arrestuar nën dyshimin për ‘keqtrajtim apo braktisje të fëmijës’ – thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rr. “William Walker”, Prizren 28.10.2020 – 14:40. Është arrestuar një e dyshuar femër kosovare, nën dyshimin e bazuar se e njëjta ka keqtrajtuar tre fëmijët e saj (të mitur). Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. “Zahir Pajaziti”, Pejë 28.10.2020 – 10:30. E dyshuara femër kosovare së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, janë shoqëruar në stacionon policor, pasi që e njëjta është takuar duke kërkuar lëmoshë nëpër rrugët e qytetit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.