Arrestohen dy të dyshuar në Gjakovë, njëri rrahu gruan, tjetri nënën

Dy persona janë arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje, pasi dyshohet se njëri ka rrahur gruan, ndërsa tjetri nënën.

Gjakovë 27.01.2020 – 21:30. Lidhur me rastin me 28.10.2020 është arritur të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti muaj më parë kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 28.10.2020 – 12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.