Dy të vdekur me COVID-19 në Gjilan

Dy persona tjerë kanë ndërruar jetë, njëri në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, kurse tjetri në shtëpi. Njëri prej tyre është i konfirmuar pozitiv, kurse për tjetrin po priten rezultatet. 

Mediafokus.info e ka konfirmuar lajmin për njërën nga viktimat nga burimet e veta spitalore.

Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ku aktualisht po trajtohen 78 pacientë me COVID-19, mbrëmë vonë e ka vizituar edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Gjendja e përgjithshme e përballjes me COVID-19 në Gjilan është kjo: nga 6289 teste, 2363 kanë rezultuar pozitivë, 1776 janë shëruar, 68 persona kanë vdekur, 519 raste janë aktive, 78 në hospitalizim dhe 158 mostra në pritje./Mediafokus.info