Dy vëllezër nga Kosova bëhen mjekë në të njëjtën ditë në Gjenevë

Gent dhe Plator Memaj, me origjinë nga Zhuri i Prizrenit, realizuan ëndrrën e tyre më të madhe duke diplomuar së bashku në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Gjenevës, shkruan revista Ora.

Mes qindra studentëve, dy vëllezërit shqiptarë morën titullin “Doktor” në të njëjtën ceremoni, duke emocionuar familjen dhe komunitetin shqiptar në Zvicër.

Ata tregojnë se rruga drejt këtij suksesi nuk ishte e lehtë. Pas viteve të gjata të studimeve, sakrificave dhe netëve pa gjumë, arritën të kurorëzonin ëndrrën e tyre.

Historia e tyre u përshëndet nga shumë shqiptarë në diasporë si një shembull frymëzimi për brezin e ri.

Një histori që dëshmon se puna dhe përkushtimi shpërblehen gjithmonë.